Carlo Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Milanit. Dy nga shtatë Champions League të historinë e kuqezinjve janë fituar gjatë epokës së tij si trajner.
Gjithsesi te Milani ai ka pasur një skuadër të mbushur me legjenda e lojtarë, që i jepnin tonin futbollit të viteve 2001-09, kur italiani drejtonte Milanin. Ancelotti kishte dyshen më të fortë të mbrojtjes: Paolo Madini dhe Alessandro Nesta.
Trajneri aktual i Everton kujton kohën në Milano dhe ndalet pikërisht te dyshja e mbrojtjes. Trajneri tregon një sekret të çuditshëm. Për 8 vite si trajner i Milanit ai nuk i ka dhënë asnjë këshillë si të sillen në fushë Nestas dhe Maldinit.
Ancelotti kujton: “Gjatë kohës si trajner i Milanit, nëse e mendoj vërtet, Nestas dhe Maldinit nuk i kam shpjeguar kurrë sesi të mbroheshin ose çfarë lëvizjesh duhet të bënin që të mbulonin hapësira të caktuara gjatë ndeshjeve. Nuk e bëra kurrë, çfarë t’i shpjegoja atyre të dyve?” /abcnews.al