“Nuk i kam thënë të gjitha”, Arjola reagon për herë të parë rreth akuzave për viktimizim

schedule07:50 - 14 Shkurt, 2022

schedule 07:50 - 14 Shkurt, 2022

Arjola Demiri ka qenë një ndër personazhet më të komentuar në Big Brother VIP. Aktorja nuk mundi të arrinte deri në finale, megjithatë siç është shprehur ajo, e ka fituar Big Brotherin e saj, pasi mori dhuratë një shtëpi. Shpeshherë është akuzuar për viktimizim pas rrëfimeve të vazhdueshme lidhur me jetën e saj personale.

Ditën e djeshme, ajo ka folur për herë të parë rreth këtyre akuzave duke thënë se ajo çfarë ka treguar brenda shtëpisë së famshme nuk është asgjë lidhur me atë që ka përjetuar. Mes të tjerash, Arjola e cilësoi rrugëtimin e saj në BB si eksperiencën më të bukur të jetës, që i ka shërbyer shumë si një shkollë më vete.

He was the first man for me" / Arjola Demiri speaks more openly than ever before, tells her love story with her ex-husband - Gossip

“Ajo që unë kam thënë ka qenë e moderuar dhe e minimizuar për të ruajtur ato ekuilibrat për fëmijët dhe gjithçka. Unë jam një vajzë e fortë por ajo që publiku nuk dinte për mua është se jam e ndjeshme. Unë prekem me gjërat shumë të vogla, aq sa e fortë dhe jam dhe e brishtë.

Unë kam treguar eksperiencën time për të inspiruar, kam treguar vështirësitë e mia që janë ngjarje që lenë shumë shenjë.”, ka thënë ajo.

Arjola Demiri confesses how she met her ex-husband, she surprises everyone with what she says: They imposed me! Ika me vrap kur… - Gossip

/abcnews.al