Antoine Griezmann u transferua në verë nga Atletico Madrid te Barcelona, por aventura katalanase nuk ka nisur mirë. Sulmuesi francez po punon fort për t’u përshtatur me ekipin e ri dhe skemat specifike të Barcelonës, teksa trajneri Valverde po e aktivizon në krahun e majtë të sulmit.
Raportet e tij me Leo Messin nuk janë shumë pozitive dhe ish-agjenti i francezit. Eric Olhats ishte personi që e zbuloi 28-vjeçarin dhe deri vonë ishte përfaqësuesi i tij ligjor. Në një prononcim për RMC Sport, Olhats tregon prapaskenën që ka sjellë mërzitjen e Leo Messit.
“Vitin e kaluar, kur isha ende agjenti i Griezmann, Barcelona e kërkoi gjatë dhe e telefononte shumë herë për ta bindur. Në një moment e telefonoi edhe Messi, por ai nuk arriti ta bindë dhe Griezmann zgjodhi të vijonte me Atleticon. Një krim i madh, kur mbreti të thërret duhet të shkosh“, thekson ish-agjenti i kampionit të botës. /abcnews.al