Kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca nuk futet të ndërhyjë te ligjet e reformës në drejtë.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u shpreh se drejtësia ka probleme të mëdha, ndaj duhen edhe kritikat.
“Unë do shpresoja shumë që ju për shembull, personalisht, për këto që thashë unë, për gjendjen katastrofike të burgjeve në Shqipëri, ku ka më shumë njerëz të padënuar se të dënuar, ta merrje dhe ta bëje repoartazh. Unë nuk mund të jem kryeministri i një vendi, ku ka më shumë të paraburgosur, se sa të dënuar dhe të rri pa folur. Unë dal atje po i rënë gjatë fare. Ligjet e reformës në drejtësi janë aty. Drejtësia në Shqipëri ka probleme të mëdha, kjo nuk diskutohet. 10 vjet janë asgjë në historinë e një shteti apo pushteti. Pushteti ekzekutiv ka 100 vjet, por nuk është i pakritikueshëm. Janë të kritikueshëm me çke atë punë. Për paraburgimet, ka nevojë për ndërhyrje. Shihni çfarë thotë Këshilli i Evropës. Këto janë probleme dhe këto probleme duhen diskutuar, duhen folur. Traumën e parëe kaluam me dhunë, kur isha në moshën tuaj. Nuk mund ta kalojmë prapë. Por një gjë e sigurt, ne nuk prekim thelbin, në asnjë rast dhe asnjë arsye. Ne jemi këtu për ta garantuar këtë proces, procesin e luftës së pavarur nga pushteti ekzekutiv kundër korrupsionit dhe krimit të organzuar.”, theksoi ai./abcnews.al

