Këngëtarja Morena Taraku ka pohuar se është në një lidhje dashurie. Së fundmi, ajo ka ndarë në ‘Instastory’ një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë dhe të kuq, duke pohuar se janë surprizë nga i dashuri i saj.
“Edhe unë të dua”, ka shkruar Morena krah postimit duke lënë të kuptohet se kjo buqetë e madhe ka ardhur nga dikush që i ka marrë zemrën tashmë.
Morena ka ndarë herë pas here momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, ndërsa pak ditë më parë solli dhe projektin më të fundit muzikor të titulluar ‘Bad Girl’ në bashkëpunim me Stresin. l.k/abcnews.al