Shumë prej vajzave të skenës shqiptare akuzohen për ndërhyrje, por një gjë të tillë pak prej tyre e pranojnë.
Këngëtarja Fjolla Morina ka postuar një video, në të cilën shfaqet duke bërë relaksimin e muskujve të mimikës dhe duke i mbushur ato me botoks.
Ajo ka treguar gjithmonë që është pa komplekse dhe këtë herë nuk ka nguruar ta fshehë.
Kujtojmë që dita e djeshme ishte shumë e veçantë për Fjollën, pasi vajza e saj e madhe festoi ditëlindjen dhe nuk ka munguar një urim emocionues nga këngëtarja./abcnews.al