Pas skandalit me festën e organizuar për 30 vjetorin e lindjes dhe ndarjen nga Romain Gavras, Rita Ora u bë sërish kryefjalë e mediave të huaja pasi nisi të shoqërohej me regjisorin Taika Waititi. Dyshja u panë për herë të parë së bashku muajin e kaluar gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Operës së Sidneit.

Pak ditë më parë, ata u fotografuan duke dalë nga shtëpia e regjisorit në Australi, ku shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Megjithëse, ende nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht, veprimet e tyre tregojnë se po e shijojnë në maksimum romancën e tyre.

Ditën e sotme, çifti i ri u panë duke dalë nga restoranti Chiswick në Sidnei pas një dreke së bashku. Këngëtarja mori gjithashtu vëmendje me paraqitjen e saj, pasi shfaqej e kombinuar krejt në të zeza, me pantallona dhe një xhaketë që i vinin në pah linjat trupore. Kujtojmë që Rita ndodhet në Australi për “The Voice”.


/abcnews.al

