Nuk flisnin prej 6 vitesh, si e rregulluan raportin dy këngëtarët e muzikës popullore

schedule10:05 - 21 Nëntor, 2022

schedule 10:05 - 21 Nëntor, 2022

Afrim Muqiqi dhe Ramadan Krasniqi duket se e kanë rregulluar raportin e tyre pas disa vitesh. Dikur ata kishin një miqësi të ngushtë por gjërat ndryshuan më shumë se pesë vite më parë. Në një intervistë që dha asokohe, Afrimi tregoi se Dani nuk e kishte ndihmuar kur ai kishte pasur nevojë.

“Kemi pasur një keqkuptim të cilin e kemi kaluar. Arsyeja ka qenë për një punë zëvendësimi në një mbrëmje të maturës ku isha i ftuar në Suedi dhe aty u ngatërruam për punë të termineve. Por, duke pasur parasysh të kaluarën që unë e kam zëvendësuar kolegun tim të nderuar ndoshta mbi 30-40 herë.

Ai nuk qe në gjendja të ma kthejë një herë, dhe ai ka qenë konfrontimi”, tha Muqiqi disa vite më parë. Megjithatë, duket se hatërmbetjet i kanë lënë pas krahëve pasi pak ditë më parë sollën një këngë së bashku. I pyetur së fundmi nga Prive për raportin mes tyre, ai tha:

“Ajo ka qenë një ftohje normale e asaj kohe megjithatë në skenë, unë jam profesionalisht dhe nuk mund ta shpreh me u reflektuar ajo. Ne jemi kolegë, është këngëtar i madh që ka lënë gjurmë në muzikën popullore dhe është kënaqësi që të kemi një projekt dhe nuk ka asgjë të keqe.

Ne jemi prapë miq. është normale. Unë prapë kam të njëjtin mendim, kur vjen puna te profesioni jam shumë profesional. Mendimin që kam dhënë para pesë vitesh, e them dhe sot.“, u shpreh Afrimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!