Nuk firmosi dje marrëveshjen për “Zgjedhoren”, Rudina Hajdari ka sot një mesazh

schedule10:42 - 15 Janar, 2020

schedule 10:42 - 15 Janar, 2020

Opozita parlamentare, ajo jashtë parlamentit dhe mazhoranca u ulën dje në një tryezë për të arritur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Rudina Hajdari, në cilësinë  e bashkëkryetares së Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndonëse  e mirëpriti hapin e opozitës jashtë Parlamentit, nuk e firmosi marrëveshjen e arritur.

Hajdari tha se do të konsultohej me grupin e saj parlamentar. Ndërsa sot, një ditë pas tryezës politike, deputetja ka një mesazh.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!