Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sjellë në vëmendje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar publikisht katër persona në Shqipëri.
Ky sqarim i diplomates vjen pas deklaratës së saj pak më herët sot, ku iu drejtua kandidatëve të 6 marsit se çfarë i ofrojnë votuesve nëse sponsori i tyre kryesor është shpallur “non grata” nga SHBA.
Kim në një postim në Twitter, kujton se janë 4 persona të sanksionuar sipas Nenit 7031(c).
“Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”. @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/G61cK53cFe
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 21, 2022
Kujtojmë se të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA janë: Sali Berisha, Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Ardiatik Llalla. g.v/abcnews.al