Barcelona ka dalë nga gara për titullin kampion në La Liga më dhe luan ndeshjet e fundit thjesht për statistikë, pasi edhe pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm e ka siguruar.
Katalanasit i gëzohen vetëm Kupës së Spanjës këtë sezon dhe Messi tashmë mund të marrë disa ditë pushime. Klubi katalanas bën me dije se kapiteni i ekipit nuk do jetë i gatshëm për nesër ndaj Eibar në ndeshjen e fundit në La Liga.
Ai nuk është stërvitur me ekipin gjatë seancave të fundit dhe ka vendosur të marrë disa ditë pushim me lejen e trajnerit Ronald Koeman. Argjentinasi do jetë i impenjuar në fushë edhe në verë, kur do synojë Copa America me kombëtaren e tij. /abcnews.al
LATEST NEWS | Leo #Messi is not training today with the coach's permission and will not play against Eibar pic.twitter.com/ak3F5W527x
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 21, 2021