“Nuk është shaka nga sot përfitoni vizë 10-vjeçare drejt Amerikës”, lajm i mirë nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

schedule12:15 - 1 Prill, 2022

schedule 12:15 - 1 Prill, 2022

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se nga sot 1 prill shqiptarët mund të përfitojnë zgjatje 10 vjeçare të vizave. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiraë.

Njoftimi

“Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë. Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. ”

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!