“Nuk është sekret, jam tifoz i Arsenalit”, agjenti i Coutinhos e tepron

schedule16:39 - 25 Maj, 2020

schedule 16:39 - 25 Maj, 2020

Konfirmohet lajmi i 24 orëve më parë, kur në mediat britanike u përfol për një transferim të Philippe Coutinho tek Arsenali. Agjenti i fantazistit brazilian, Kia Joorabchian tha për Sky Sports: “Nuk është sekret, jam tifoz i Arsenalit.

Do të doja ta shikojë Coutinhon me fanellën e “Topçinjve”, por në radhë të parë jam profesionit. Ndikimi im te dëshira e lojtarit është zero. Çdo gjë është e hapur, Coutinho mund të luajë për çdo skuadër që dëshiron.

LEXO EDHE: Coutinho edhe më larg Barcelonës, tjetër klub i njohur vihet pas tij

E vetmja dilemë që ne kemi është ajo financiare, pasi kushtet tona janë të qarta. Jemi koshientë që kjo situatë e krijuar nga pandemia ka ndikuar tek të gjitha klubet, por si Barcelona, ashtu dhe klubet e Premier League, kanë mundësinë të përballojnë një futbollist si Philippe”, përfundoi agjenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!