Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e quajti një humbje dështimin e Kuvendit për të votuar një emër në raundin e tretë për Presidentin e ri.
“Nëse do ecnim me kandidaturat tona do ishte sërish proces i njëanshëm,. Qëllimi nuk ishte me agjendë individuale dhe të njëanshme por të përbashkët. Të mos jetë president i një pale. Nuk është president i tangove, por i shqiptarëve. Ne do marrim pjesë së alternativa tjetër do ishte bojkoti. E thamë se do marrim pjesë për të ç’jerrur maskën.”
“Besoj që ka një çështje që ndryshon zgjedhjen e palëve. Dhe deri në 3 raundet e para. Kishte sense. Por tani e dini. Se ai i ka 71 vota. Dokumenti ynë është fare i qartë. Se ramë dakord të gjithë por hoqën dorë. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e asnjë pale.”
“Besoj që grupi parlamentar ka mbajtur qëndrim të qartë politik. Nuk nxitoj me histori emrash.”
“Edhe e dija se do të shkonte kështu. Në proces mora pjesë të heqim dorë nga bojkoti. E kryem në mënyrën më të moralshme.” tha Alibeaj.
Nga ana tjetër pas djegies së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të mazhorancës, pati një prononcim për mediat.
Ai u shpreh se Partia Socialiste nuk do ta lerë vendin pa President. Duke qenë se procesi po vjen drejt fundit, ai u shpreh se në raundin e 4 mazhoranca do të propozojë një kandidat.
vijon… /abcnews.al/