Nuk është një ëndërr, klubi italian e ka seriozisht për Cristiano Ronaldo

schedule19:16 - 27 Korrik, 2022

schedule 19:16 - 27 Korrik, 2022

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes këto kohë, pasi portugezi nuk është i lumtur te Manchester United dhe pritet të largohet.

Mes skuadrave kandidate për të pritur Cristiano Ronaldon është Napoli. Bayern Munich e hoqi si mundësi, Atletico Madrid ishte një opsion jetik por tifozët spanjollë nuk ishin dakord për këtë transferim,.

Chelsea dhe Bayern nuk e konsiderojnë pasi rroga e ish-lojtarit të Real Madrid është tepër e lartë.

Napoli duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet, dhe sipas “AS”, De Laurentis dhe Mendes pritet të bëjnë një takim së bashku për të diskutuar për Cristiano Ronaldo.

Në Napoli ata duan ta bëjnë Maradonan e ri./ h.ll/abcnews.al