Është një nga modelet më simpatike shqiptare dhe merr gjithmonë vëmendjen me çdo dalje të saj. Adrola Dushi ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si modele duke u bërë një ndër më të kërkuarat. Prej kohësh, ajo e ndan jetën mes SHBA dhe Shqipërisë për shkak të angazhimeve profesionale.
Gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me ndjekësit në Instagram, ajo është pyetur se çfarë quan ajo sukses të vërtetë në jetë. Dhe përgjigjja e saj nuk ka të bëjë fare me modelingun. Për modelen, suksesi më i madh në jetë është djali i saj Troi. “Mënyra se si më shohin sytë e Troit”, shkruan Adrola.