Kylian Mbappe nuk duket se e ka vlerësuar iniciativën e PSG-së për ta vënë atë në qendër të reklamës së rinovimit të biletave sezonale për sezonin e ardhshëm.
Klubi francez publikoi një video të xhiruar në “Parc des Princes” në të cilën nuk duken Messi dhe Neymar.
Sulmuesi francez ka postuar një mesazh në rrjetet sociale duke shprehur pakënaqësisnë e tij për lëvizjen e klubit dhe nduke bërë të qartë se klubi quhet Paris Saint-Germain dhe jo Kylian Saint-Germain.
“Sapo jam përfshirë në promovimin e reklamës së klubit për sezonin 2023-2024. Në asnjë moment nuk jam informuar për përmbatjen e kësaj gjëje. Dukej si një intervistë bazë gjatë një dite marketingu në klub. Unë nuk jam dakord me këtë video të postuar.
Kjo është arsyeja pse unë luftoj për të drejtat individuale të imazhit. PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe, por në asnjë mënyrë nuk është “Kylian Saint-Germain”, është shprehur ylli francez./ h.ll/abcnews.al