BERAT – Një 32 vjeçar është zhdukur prej dy javësh në Berat.
Alarmin në polici e ka dhënë nëna e të riut e cila ka bërë edhe denoncimin.
Mësohet se 32-vjecari me inicialet S.A është larguar prej datës 15 shkurt nga banesa dhe nuk është kthyer më.
“Në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja H. A., 62 vjeçe, banuese në Berat, se nga data 15.02.2023, është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi S. A., 32 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij.”- thuhet ne njoftimin e policise./abcnews.al