“Nuk është koha e duhur”, Johnson tërhiqet nga gara për kryeministër, Sunak favoriti kryesor për të zëvendësuar Truss

schedule07:32 - 24 Tetor, 2022

schedule 07:32 - 24 Tetor, 2022

Rishi Sunak është favoriti kryesor për të zëvendësuar Liz Truss, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Ky zëvendësim mund ta bëhet këtë pasdite, shkruan BBC.

Ndërsa rivali i tij më i afërt, ish-kryeministri Boris Johnson, u tërhoq në mënyrë nga gara mbrëmjen e djeshme. .m Johnson tha se kishte mbështetjen e nevojshme për të qëndruar, por një gjë e tillë sipas tij nuk do të ishte “gjëja e duhur për të bërë”.

Deputetët që mbështesnin Johnson kanë nisur të ndryshojnë nominimet për të mbështetur Sunak dhe Mordaunt.

Pas njoftimit të Johnosn për tërheqje nga gara, Sunak e vlerësoi për arritjet e tij si kryeministër, duke thënë se “ai e udhëhoqi Britaninë përmes disa prej sfidave më të vështira me të cilat është përballur vendi ndonjëherë”.

Laburistët kanë përsëritur thirrjen e tyre për zgjedhje të përgjithshme, ashtu si edhe SNP./abcnews.al/