“Nuk është kapur demi nga brirët”, Artan Hoxha: Fati i tre të dënuarve që i ndoqën “sytë” e SHBA

schedule20:26 - 7 Shkurt, 2022

schedule 20:26 - 7 Shkurt, 2022

Sipas gazetarit të ABC Artan Hoxha dënimi i Saimir Tahirit ka lidhje me monitorimin e procesit të tij nga ambasada amerikane. Hoxha deklaroi në Radarin Informativ se janë tre persona që kanë përfunduar pas hekurave duke qenë se në fund të karrigeve në sallën e gjyqit të tyre kanë qenë edhe “sytë” e SHBA.

“Unë kam parë tre procese deri tani që i ka monitoruar ambasada amerikane. I pari ka qenë Shullazi. Ai mbahet në 41 Biss. Është çuar Shullazi dhe pjesëtarë të grupit të tij. I dyti ka qenë Klemend Balili. Ai është mbajtur në një regjim të fortë.

Saimir është i treti. Ka një shtetas tjetër amerikan që ka pasaportë shqiptare dhe nënshtetësi amerikane. Thoma Gëllçi. Ambasada nuk e mbikëqyr procesin e  tij. SHBA ka një prioritet në këtë vend”, tha Hoxha.

Ai nënvizoi se Tahiri është funksionari më i lartë i dënuar deri më tani por ende nuk ka kurajo nga organi i akuzës për të kapur demin prej brirësh.

“E dënuan Tahirin pasi kishte ikur si ministër i brendshëm. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha. Jemi ende shumë larg. Kemi parë dënime për të justifikuar reformën. Saimir Tahiri është i dënuar vetëm për shpërdorim detyre. A është sukses. Po është sukses. Është funksionari më i lartë i dënuar deri tani. Ne jemi drejt kësaj rruge por ende shumë larg pritshmërive. Ende nuk ka kurajo për të kapur demin prej brirësh”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!