“Nuk është e vërtetë, ai ndodhet brenda”: Babai i Alvin Berishës tregon çfarë po ndodh me djalin

schedule15:19 - 6 Nëntor, 2019

schedule 15:19 - 6 Nëntor, 2019

Babai i Alvin Berishës, Afrimi reaguar sot në lidhje me lajmet për nxjerrjen e tij nga kampi “Al Hol” në Siri.

Përmes një komenti në Facebook, Berisha thekson se nuk është e vërtetë që djali ka dalë nga kampi, ndërkohë që ai dje shkroi se gjendej bashkë me djalin në Siri duke përgatitur dokumentet për largimin e të miturit.

“Vëllezër e motra, nëna e baballarë, miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha, nuk është i vërtetë, Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma, ju përshëndes nga larg. Shumë faleminderit, ju rujt Zoti.”

Në një tjetër koment ai shton: “Nuk është e vërtetë që Alvini është jashtë kampit. Alvini është akoma më kamp, Mos jepni lajme të kota, ok. Shumë faleminderit.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!