“Nuk është e lehtë t’ja shesësh shpirtin shejtanit”, Ori Nebijaj rrëfen hapat në televizion dhe politikë

schedule21:41 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 21:41 - 9 Dhjetor, 2020

Ka nisur puntata e sotme e emisionit “E ardhmja është vajzë” në ABC. Si çdo mbrëmje edhe sot, ky program ka nisur me emocione dhe rrëfime.

Një nga të ftuarat, është edhe moderatorja Ori Nebiaj, e cila pjesë e rubrikës “Suksesi i jetës”, ka zgjedhur fjalët e duhura për ta përshkruar suksesin e saj jo vetëm në televizion por duke përfshirë edhe politikën.

Besoj që të gjithë kur i pyet për suksesin apo duan të flasin për suksesin kanë në mendje gjëra të mëdha por unë ndihem me fat se besoj që jeta ime ka qenë e bukur prej sukseseve të vogla, arritjeve të vogla por edhe atyre dështimeve të vogla që të rrisin. Mendoj që suksesi më i madh në jetë është familja dhe fëmijët dhe unë akoma nuk e kam arritur këtë sukses kështu që kam ende kohë për të arritur suksesin më të madh“.

Duke folur për televizionin Ori ju referua figurave të njohura të ekranit në botë dhe mendon se suksesi është të rrish sa më gjatë kur ti e gjen vendin që të perket dhe e ruan gjatë në vite.

Politika është një ndër sukseset më të vështira për tu arritur. Nuk është e lehtë të shërbesh me vullnet të mirë pasi t’ja shesësh shpirtin shejtanit (po e them popullorshe fare), për një qëllim madhor nuk është e lehtë“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!