Pas daljes nga ‘Big Brother VIP’, Xheisara është fokusuar në karrierën e saj. Këngëtarja ka zbuluar së fundmi një këngë që i dedikohet ndarjes. Ajo tha se pritet ta publikojë projektin brenda dy javësh ndërsa sqaroi se nuk bëhet fjalë për një histori të veten.
Megjithatë, teksa po i përgjigjej pyetjes se të gjithë banorët që kanë dalë nga Big Brother kanë bërë këngë për ndarje, Xheisara nxori pa dashur që dhe Beatrix po bën një këngë që flet për ndarjen. Më parë, ishte Alban Ramosaj që paralajmëroi këngën e re të së motrës.
Kohët e fundit është spekuluar se bëhet fjalë për një duet me Dafina Zeqirin. Por ishte kjo e fundit që ka sqaruar se në fakt do të jetë një duet mes partnerit të saj, Dj Geek dhe Beatrixës.
/abcnews.al