Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk është artefakt etrusk”, shqiptari hap debat në Itali mbi origjinën e objektit historik

schedule10:30 - 24 Qershor, 2021

schedule 10:30 - 24 Qershor, 2021

Agron Vuka, që jeton në Itali ka shkaktuar debat në vendin fqinj pasi pretendon se artefakti “mëlçia etruske” në muzeun Palazzo Farnese është përkthyer në mënyrë të gabuar. Ai ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave fqinje të cilat kanë shkruar se Vuka akuzon muzeun për mashtrim.

Për më tepër, ai i ka dërguar një letër drejtuesit të muzeut për një zgjidhje. Ditën e sotme në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, Vuka thekson se nuk ka ardhur papritur në këtë përfundim pasi sipas tij, dike iu referuar disa shkrimeve etruske thotë se kjo gjuhë është e ngjashme me shqipen.



Ai thotë se ka kontaktuar me disa media të rëndësishme në vendin fqinj por sipas tij kjo ka shkaktuar debat për faktin se arkeologët shmangin ballafaqimin.  “Iu ofrova dhe ishin dakord të publikohej. Problemi lindi kur duhet të thoja se si janë gjërat saktësisht.

Shpjegova se në fakt po të marrësh vesh gjuhën etruske është shqip, por problemi është se dhe në italisht sikur të njohim mirë etimologjinë do të njohim këtë objekt. E kuptuan shumë mirë, nuk e kam mohuar por u bë e vështirë se gjithçka që ka të bëjë me ata që dalin totalisht jashtë loje.”, thotë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!