“Nuk e vrau varka, por shteti”, pas tragjedisë në Himarë qytetarët paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Brendshme

schedule08:28 - 3 Gusht, 2022

schedule 08:28 - 3 Gusht, 2022

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga punonjësi i policisë, Arjan Tase, tronditi gjithë shoqërinë shqiptare.

Kjo ngjarje tregoi edhe njëherë se sa e pasigurtë është jeta në Shqipëri, për më tepër kur ajo merret nga një efektiv policie, i cili paguhet nga taksat tona për të na mbrojtur, e jo për të na vrarë.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë shoqëria civile ka paralajmëruar protesta ditën e enjte në orën 19:00 përballë Ministrisë së Brendshme, ku kërkon dorëheqjen e ministrit Çuçi, ministres Kumbaro dhe atë të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!