“Nuk e publikoj draftin e Asociacionit”, Rama: Është një kontribut që ka shkuar në duart e duhura

schedule12:27 - 28 Shtator, 2023

schedule 12:27 - 28 Shtator, 2023

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do ta publikojë draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin e ka propozuar kohë më parë dhe që ia ka dërguar Francës dhe Gjermanisë.

Në një konferencë për mediat, Rama u shpre se drafti është kontribut që ka shkuar në duart e duhura.

“Pse duhet ta bëj publik draftin? Që ai është një draft që i adreson me një kompetencë profesionale, e rangur botëror, kjo nuk diskutohet. Që drafti im është kundërshtuar që në sekondën e  parë, thjesht si fakt që eksziton, është kundërshtuar nga Kosova dhe Serbia. Është normale, nuk kam pritur që të ndodhë ndrryshe. Që drafti im nuk ëhtë bërë për thashethemnajë në Shqipëri e Kosovë, kjo nuk diuskutohet. Drafti është kontribut që ka shkuar në duart e duhura. Do të jetë një darft që në fund do të mbajë peshën e përgjegjësive së fuqivetë mëdha në këtë proces, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!