“Nuk e prisja të më bënte krushk me Sali Berishën”, fjalimi i babait të Armina Mevlanit në dasmën e saj

schedule07:38 - 26 Shtator, 2022

schedule 07:38 - 26 Shtator, 2022

Çifti i njohur, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan në martesës mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre 10 vjeçare. Dyshja e njohur mblodhi në një ceremoni madhështore të mbajtur në Shijak, familjarë dhe të afërm por dhe shumë personazhe publikë.

Çifti ishte kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës. Babai i blogeres emocionoi me fjalimin që mbajti duke i uruar çiftit jetë të lumtur. “Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, tha ai mes të tjerash.

Pamjet e para: Ja si duket Armina Mevlani me fustanin e nusërisë

Ndërkohë, në hapje të dasmës një fjalim u mbajt dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një gotë verë në duar i uroi çiftit jetë të lumtur. “Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës.”, tha ish kryeministri mes të tjerash.

Armina zgjodhi tre fustane për dasmën e saj, njëri prej të cilëve është një krijim i Vivienne Westwood, i bërë enkas për të. Ndërkohë dy fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar dy dizajnerëve shqiptarë Valdrin Sahiti dhe Festim Isufi.

Pamjet e para: Ja si duket Armina Mevlani me fustanin e nusërisë

Pamjet e para: Ja si duket Armina Mevlani me fustanin e nusërisë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!