“Nuk e mendoja kurrë se do ta merrja”, flet i riu pasi u infektua me linë e majmunit: Puçrrat u përhapën në organet gjenitale

schedule18:48 - 1 Korrik, 2022

schedule 18:48 - 1 Korrik, 2022

Dan ka përshkruar përvojën e tij pasi kaloi linë e majmunit në fillim të qershorit.

Ai tha se ndihej i lodhur përpara se t’i dilnin puçrrat të cilat u përhapën në organet gjenitale dhe pjesën e poshtme të trupit.

Ai tha për gazetarin e BBC, Nick Rakes: Kurrë nuk e kisha menduar se do ta kaloja.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur më shumë se 1000 raste të lisë së majmunëve të identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i majit.

Shumica e njerëzve të infektuar kanë qenë burra që janë homoseksualë, biseksualë ose kanë marrëdhënie seksuale me burra, ku shumica jeton në Londër.

Personat që kanë simptomat e lisë së majmunit janë këshilluar si puçrra,, ethe, gjëndra të fryra, të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë NHS 111 ose shërbimin lokal të shëndetit seksual për këshilla.

Lija e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë, si kontakti fizik ose ndarja e shtratit me dikë që ka linë e majmunit ose simptoma të lisë së majmunëve./Abcnews.al/