“Nuk e lashë të këndonte nga xhelozia”, Sabri Fejzullahu tregon pishmanin e jetës

schedule08:40 - 23 Janar, 2022

schedule 08:40 - 23 Janar, 2022

Sabri Fejzullahu ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka rrëfyer detaje nga jeta personale dhe profesionale. Mes të tjerash, këngëtari i mirënjohur u ndal dhe te bashkëshortja e tij, Nera. I pyetur nga gazetari se për çfarë do t’i kërkonte ndjesë gruas së tij, ai përmendi pishmanin më të madh që ka.

Nera ka pasur dëshirë të merrej me muzikë, ëndërr e cila ka mbetur në sirtar dhe kjo për faj të Sabriut. “I kërkoj falje që i kam ndaluar këngën. Kur ka qenë në moshën 24 vjeçare me atë bukuri me atë zë brilant, nga xhelozia ia ndërpreva. Nuk ia bëj vetes kurrë hallall, jam bërë shumë pishman”, ka thënë Sabriu.

Sabri Fejzullahu: Kisha vendosur të mos martohem, por sapo pashë Nerën i thash se do të ishte gruaja ime (Video) - Telegrafi

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!