Zbulohet shkaku i përshkallëzimit të sherrit në një hotel në Tiranë çka ka bërë që njëri prej klientëve të nxjerrë armën e zjarrit duke tentuar të vrasë një nga pronarët e hotelit.
Burime bëjnë me dije për ABC se Ervin Selita ka qenë i shoqëruar nga një vajzë duke tentuar të futet në hotel. Në momentin e paraqitjes në recepsion, punonjësi i ka kërkuar të resë kartën e identitetit,
Kjo ka sjellë debat mes palëve ku janë përfshirë edhe pronarët e biznesit. Në atë moment Selita ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka tentuar të vrasë njërin prej tyre.
Në kërkim janë shpallur shokët e 30-vjeçarit të cilët fshehën armën pas ngjarjes. /abcnews.al