“Nuk e kuptojmë kartonin e kuq”, Daja: Partizani e fitoi ndeshjen, jemi forca e dytë

schedule19:20 - 31 Janar, 2021

schedule 19:20 - 31 Janar, 2021

Partizani u përball me Vllazninë, një ndeshje që pritej me shumë interes nga sportdashësit shkodranë dhe ata të “demave të kuq”. Pas kësaj sfide, trajneri Ilir Daja analizoi gjithçka ndodhi në fushë në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Kemi qenë shumë agresiv sot. Edhe në fund, kur po festonim që topi po shkonte në rrjetë, koha na ndali. Ne nuk jemi agresivë në dyluftime. Arbitrat duhet ta menaxhojnë më mirë lojën. E kam fjalën për kartonët e kuq, ndoshta edhe të Vllaznisë mund ta kursente. Do doja ta shihja atë rast. Mund të shkonte deri te kartoni i verdhë. Ka edhe më të rënda se kjo…”

Në atë moment ndërhyri edhe drejtori Olsi Rama, i cili mes të tjerash tha: “Nuk e kuptoj kartonin e kuq. Lojtari më tha që nuk doja të rrëzohesha aty. Ai ruhet të mos e godasë. Krymi është agresiv, kurse Bitri mbrohet”. Më pas e mori sërish fjalën Daja, i cili u pyet për ndeshjet me rivalët.

https://streamable.com/yh4c1v

“Kaluar nga një ndeshja spektakolare te barazime para 7 ndeshjesh. Një arbitër, duke ndihmuar spektaklin, mund të shkonte deri te kartonët e verdhë. Sot me Vllazninë e fituam, pasi topi ngeli te vija fatale. Në Shkodër morëm një gol me goditje standarde. Për ju janë statistika, kurse ne themi t’i analizojmë. Jemi në vend të dytë dhe kemi bërë më mirë se rivalët që ju thanë. Po t’i kishim mundur do të ishim me pikë aty-aty me Vllazninë”.

“Solomon? Nuk e kishim përgatitur me të në formacion ndeshjen me Vllazninë. Kishim rënë dakord që ai do të niste një tjetër aventurë. E kishim menduar me Çinarin titullar që në fillim. Solomon na erdhi në hotel dhe na takoi të gjithë, si profesionist. E falënderoj për kontributin që ka dhënë dhe i uroj të ketë suksese aty ku të shkojë.

“Ne rivalët e shkodranëve? Vllaznia e mbajtëm në gjysmëfushën e vet. Distancën me të tjerat e ka me meritë. Ka edhe dy faza të tjera dhe një ndeshje tjetër. Shpresoj të bëjmë kampionatin tonë dhe të marrim fitore, pastaj të shohim se çfarë bën Vllaznia. Jemi forcë e dytë e kampionatit në këtë moment dhe e kemi mbajtur nga fillimi”.

“Goditjet në portë? Kishim sulmues të parë Çinarin. Ai është sulmues krahu. Kishte momente që mund të gjuanim, edhe me Çinarin vetë. Zgjodhi të pasonte në disa momente. Luajtëm nga krahët, ashtu e kishim menduar lojën. Ata luajnë me shumë në qendër dhe nuk mund të vertikalizonim atyre. Luajtëm në krah, ku kishin më pak lojtarë. Sot ndaj munguan goditjet qendrore, pikërisht për këto dy arsye”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!