“Nuk e kisha imagjinuar, vetëm qaj”, LeBron James me fjalë zemre për Bryant

schedule10:51 - 28 Janar, 2020

schedule 10:51 - 28 Janar, 2020

LeBron James ndihet i copëtuar. Vdekja e Kobe Bryant e ka pikëlluar dhe mezi ia ka dalë të shkruajë disa rreshta. “The King” nuk e imagjinonte dot se do të ndodhte diçka e tillë dhe Kobe do ndahej nga jeta kaq shpejt. Lidhja mes të dyve ka qenë e fortë dhe LeBron bën edhe një premtim të madh.

“Nuk jam gati, por po provoj të shkruaj. “Man”, jam ulur këtu dhe po përpiqem të shkruaj diçka për të bërë një postim, por sa herë që provoj nis të qaj, thjesht duke menduar për ty, për mbesën Gigi dhe për miqësinë, lidhjen, vëllazërinë që kishim së bashku.

E kisha dëgjuar zërin tënd të dielën në mëngjes, para të largohesha nga Philadelphia në Los Angeles. Nuk e kisha imagjinuar për një milion vite që do të ishte biseda jonë e fundit që do të kishim. Çfarë dreqin ndodhi! Jam zemërthyer dhe i dëshpëruar vëllai im.

Të dua vëllai im i madh. Zemra ime shkon menjëherë te Vanessa dhe fëmijët. Të premtoj se do ta çoj më tej trashëgiminë tënde. Je shumë i rëndësishëm për ne, sidomos për botën e Lakers. Tani është përgjegjësia ime që të marr mbi shpinë këtë peshë dhe të vazhdoj përpara.

Të lutem, më jep forcë nga lart dhe kujdesu për mua. Ka shumë gjëra që do doja të të thosha, por nuk mundem tani. Deri në ditën që do të shihemi sërish vëlla”, shkruan LeBron James në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B72NUtWA0gS/?utm_source=ig_web_copy_link