Nuk e keni vendosur ende? Disa nga datat më me fat dhe më fatkeqe për t’ u martuar në vitin 2023

schedule23:29 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 23:29 - 21 Dhjetor, 2022

Një nga ngjarjet më të veçanta në jetën e çdo personi është padyshim dita e dasmës. Shumë të porsamartuar përgatisin planifikimin e dasmës deri në detajet më të vogla, por gjëja e parë që duhet të bëjnë para se të martohen është të vendosin për datën e dasmës.

Çiftet që duan të martohen vitin e ardhshëm, me siguri tashmë kanë filluar ta planifikojnë ditën e tyre më të lumtur, por ndoshta nuk mund të vendosin për një datë martese.

Në vijim janë disa nga datat që konsiderohen më me fat dhe më të pafat për t’u martuar në 2023:

Sipas astrologëve, tri data në vitin 2023 janë veçanërisht me fat, ndërsa njëra duhet shmangur sepse është e pafavorshme.

Datat më me fat për një martesë në vitin e ardhshëm janë 5 shkurti, 17 korriku dhe 14 tetori. Sipas astrologëve, asnjë planet nuk lëviz në mënyrë retrograde në këtë datë, që është një bekim i veçantë, por është edhe hëna e plotë, që është gjithashtu shumë e mirë.

Periudha e hënës së plotë me të gjithë planetët që lëvizin drejtpërdrejt është veçanërisht me fat për fillimin e një bashkimi martesor.

Rezervojeni datën 17 korrik 2023

Astrologët pohojnë se 17 korriku është data kur Hëna dhe Dielli do të jenë në Gaforre, gjë që tregon një lidhje dashurie të pathyeshme. Ndaj, çiftet që janë veçanërisht të fokusuar te familja dhe fëmijët duhet të mendojnë për këtë datë, sepse tregon një marrëdhënie të ngushtë plot bashkësi dhe harmoni.

Martohuni më 14 tetor

Një tjetër datë me fat në 2023 do të jetë 14 tetori, sepse në këtë datë do të ndodhë një eklips diellor. Hëna dhe Dielli do të jenë në Peshoren diplomatike, shenjë e partneritetit dhe ekuilibrit, e cila do të sjellë harmoninë e nevojshme në jetën bashkëshortore. Kjo datë është shumë domethënëse, sepse eklipset ndodhin vetëm një herë në vit.

Data më e pafat për t’u martuar në vitin e ardhshëm do të jetë 2 shtatori

Në vitin 2023, ka vetëm një datë që nuk duhet ta zgjidhni për ditën e dasmës, sepse është më e pafat. Ndaj për ditën fatale shmangni 2 shtatorin 2023, sepse Mërkuri në këtë ditë do të jetë retrograd, pasi mund të shkaktojë komplikime dhe zënka mes partnerëve.