Një shpërthim eksplozivi do t’i ndryshonte jetën Julian Çelës, i riu që pavarësisht peripecive që ka kaluar ka arritur të gjejë forcën për të ecur përpara. Çela ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të mërkure në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për vështirësitë që ka kaluar dhe për ekipin e futbollit të të amputuarve që ka krijuar.
Ai u shpreh se një pjesë e mirë e personave në skuadrën e tyre nuk marrin ndihmë nga shteti, ndërkohë që gazetarja Bora Mustafaraj ngriti shqetësimin se pavarësisht se ka kontaktuar institucionet përgjegjëse nuk ka marrë përgjigjen e nevojshme.
Përpos kësaj, gazetarja tha se personave me aftësi të kufizuara për të arritur që të përfitojnë kempin iu duhet që të paraqiten çdo tre muaj për të parë gjendjen e këmbës. Gjithashtu ajo shtoi se për të përfituar ndihmën “nuk mjafton të kesh njërën gjymtyrë të prerë për të marrë pagesën”.
“Gjendja ime dhe e personave nuk ndryshon, iu kam thënë atyre pse po më sjell çdo vit këtu, ndërkohë që përtej barrës time që unë kam, pse po ma bën këtë që të vij herë pas here. Mua nuk do të më dalin më këmbë të reja. Mirë nuk mund ta ndryshojmë ligjin.”, tha Çela. xh.d/abcnews.al