Analisti Roland Lami në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se SPAK deri më tani ka bërë një punë për t’u vlerësuar, duke shtuar se thuajse në të gjitha sondazhet që bëhen, vlerësimi ndaj SPAK është shumë i lartë dhe me të drejtë.
“Puna e SPAK veçohet në raport me institucione të tjera. DO të thoja që kjo strukturë e re është përballë një sfide që jep sinjale pozitive. Fakti që nga ana e qeverisë ndërtohen struktura për të mbivendosur punën e SPAK, si komisioni anti korrupsion. Mendoj është parë si një strukturë e ngjashme me struktura të tjera që ka ndërtuar qeveria që nuk ka prodhuar asgjë. E shoh si një lajm të mirë që SPAK nuk e kanë në kontroll. Nga ana e opozitës, Meta, Berisha, Mediu janë në luftë frontale me SPAK. Por edhe fakti që dekorimi që i vjen kreut të SPAK nuk vjen nga instanca brenda shtetit, por nga jashtë që së pari matin performancën, monitorojnë dhe ata. Fakti që veçohet ky institucion tregon një besueshmëri, ky është lajm i mirë për qytetarët dhe jo për partitë politike. Fakti që zgjatja e mandatit vjen si pasojë e departamentit të shtetit edhe ky për qytetarët është lajm i mirë”, tha më tej ai.
/abcnews.al/