Nuk e kaluan kurrë kufirin, Ministria e Brendshme e Britanisë procedoi gabimisht 69 shqiptarë

schedule15:55 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 15:55 - 9 Dhjetor, 2020

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme në Britaninë e Madhe proceduan gabimisht për hyrje të paligjshme në vend, 69 shqiptarë.  Këta të fundit, në fakt nuk kishin arritur as që të futeshin në vend.

Të paktën pesë burra u burgosën për një krim që nuk e kryen si rezultat i një gabimi, dhe tashmë dënimi i tyre do të tërhiqet. Shtetasit shqiptarë, siç raportojnë mediat, ndodheshin në bordin e një anijeje peshkimi të kapur në brigjet e Great Yarmouth më 17 nëntor.

Anija, që po lundronte nga Ostendi në Belgjikë, ishte nën shënjestrën e një operacioni të përbashkët që përfshinte njësinë e Zbatimit të Imigracionit të Zyrës së Brendshme, Forcën Kufitare dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Të 72 personat në bord u arrestuan. Ndalimi i atyre që ndodheshin në anije menjëherë, do të thotë se ata nuk arritën që të futeshin në Britaninë e Madhe dhe për këtë arsye nuk kishin kryer asnjë krim sipas Aktit të Emigracionit, por megjithatë,  Zbatimi i Imigracionit i procedoi 69 pasagjerët duke përdorur ligjin.

Të mërkurën, Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës njoftoi se po ndalonte procedimet kundër pasagjerëve sepse çështja dështoi për mungesë provash. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!