“Nuk e grisim marrëveshjen”, Rama ironizon në Kuvend: Nuk respektoj më shumë Metën se Murrizin

schedule13:56 - 16 Korrik, 2020

schedule 13:56 - 16 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se nuk ndryshon qëndrim për listat e hapura dhe se marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë pavarësisht kërkesave dhe qëndrimeve të opozitës parlamentare.

Po ashtu kreu i qeverisë nuk i ndali komentet apo ironitë gjatë fjalës së tij.

Opozita parlamentare dhe jo parlamentare nuk e nderojnë veten, duke e fyer parlamentin dhe duke i trajtuar parlamentarët si dy kategori; një kategori legjitim dhe ilegjitim. Kjo është e ulët dhe e padenjë. Askush nga ne këtu ilegjitim. Ju jeni këtu politikisht me nënë dhe babë, disa me Monikën, disa me Lulin. S’ju solli PS këtu. As ndonjë monarki paralele me republikën. Para të gjithëve sot dua t’ju shpreh solidaritetin tim. Se respektoj më shumë Lulzim Bashën se sa Rudina Hajdarin. Se respektoj më shumë Metën se sa Murrizin”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se marrëveshja është e qartë dhe e ka dhënë mesazhin e saj që të gjithë janë pjesë e procesit.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Kuvend: 

Keni arritur që të sensiblizoni opinionin publik lidhur me këtë për marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk e kam problem t’ju them bravo iu qoftë.  Jam i bindur që PS i takon që të dëgjojë qytetarë. E dëgjova të palodhurin Murrizi dje që ishte shumë agresiv në raport me marrëveshjen e 5 qershorit.

Më vjen keq që ka të drejtë. Por duhet të kuptojë që jemi në ushtrimin e artit të së mundurës dhe jo të pamundurës. Nuk e grisim marrëveshjen e 5 qershorit. Është marrëveshje e qartë për të dhënë mesazhin që të gjithë janë pjesë e procesit.  Keni një huq të trashëguar nga PD-ja: që i donte të gjitha. E Kuptoj se është zakoni i të voglit, keni qenë gjithmonë pakicë.

Kjo është e pamundur, por për 5 qershorin duhet të gjejmë një rrugë se është në nderin e një qeverie që të jetë e gatshme të ndryshojë opinion.  Meqë ne e kemi thënë dikur, ne këtë e ndryshojmë. Nuk është e lehtë, ju e patë reagimin e një personaliteti gjerman, në thelb i padrejtë, por na tregon që duhet të konsiderojmë atë që kemi mundësi ta konsiderojmë, mosprekja e 5 qershorit.

Duhet të garantojmë përfshirjen e grave, është arritje e Shqipërisë kjo. Shqipëria është rritur si vend burrash por shpëtimi gjithmonë kanë qenë gratë. Ne këtë arritje nuk e rrezikojmë dot. Nuk kam dëgjuar që ka dhunë ndaj burrave, burrat e dhunuar flasin në emër të barazisë pa kuota. Nuk e kam për Korabin, se është burrë në të gjitha aspektet.

Ti Korab duhet ta votosh marrëveshjen se ti përfaqëson një zonë që keni rrugë me emra si Gjermania, Amerika, jeni qendra e botës. Ne po bëjmë atë që do Gjermania.  Nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani dhe çdo vend tjetër.  Më sillni një shtet që i ka koalicionet si në Shqipëri. 

Opozita parlamentare dhe jo parlamentare nuk e nderojnë veten, duke e fyer parlamentin dhe duke i trajtuar parlamentarët si dy kategori; një kategori legjitim dhe ilegjitim. Kjo është e ulët dhe e padenjë. Askush nga ne këtu ilegjitim. Ju jeni këtu politikisht me nënë dhe babë, disa me Monikën, disa me Lulin. S’ju solli PS këtu. As ndonjë monarki paralele me republikën. Para të gjithëve sot dua t’ju shpreh solidaritetin tim. Se respektoj më shumë Lulzim Bashën se sa Rudina Hajdarin. Se respektoj më shumë Metën se sa Murrizin.

S’respektoj më shumë ata që janë jashtë, që ishin këtu dhe ikën. Nga kjo foltore dua t’ju them të gjithë miqve tanë ndërkombëtare, që nga përfaqësuesja e SHBA që u vu në dispozicion me shumë bujari, hapi dhe derën e shtëpisë së saj, meqë parlamenti ishte godinë e papranueshme për Bashën dhe ata që e braktisen. Apo dhe përfaqësuesi i BE dhe i Britanisë së Madhe, të cilët edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, për sa kohë unë të jem kryetar i PS, me përkthim në shqip. Ashtu siç falënderoj dhe zotin Wadephul, me të cilin kemi komunikim.

Është shumë më tepër mik me Bashën se sa me mua. Unë nuk jam xheloz për Lulzimin, mjafton se ai eshte mik dhe me mua. Ai eshte nje europianist i vendosur, personalitet. Parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset saktësisht siç mendojne perfaqesuesit e popullit shqiptar ketu ne kete salle, në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit dhe në respekt te me shume se 80% e shqiptareve qe duan te zgjedhin jo vetem deputetin, por dhe partine.