Nuk e ftuan të performojë këngën, Ronela revoltohet me Festivalin e RTSH: Mediokër me veprime skuthe

schedule10:13 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 10:13 - 20 Dhjetor, 2022

Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua nata e parë e Festivalit të RTSH-së, ku do të zgjidhet edhe fituesi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Mirëpo, ndryshe nga tradita e çdo viti, këtë herë nuk ishte ftuar fituesi i vjetshëm i Festivalit dhe padyshim që kjo gjë nuk ka kaluar pa zhurmë. Madje, këngëtarja, Ronela Hajati është revoltuar dhe ka reaguar përmes një postimi në Instastory.

Ajo thotë se ky veprim skuth, nuk ia heq dot suksesin që ka pasur kënga, e cila e ka marrë të gjithë dashurinë e publikut.

Postimi i plotë:

“Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur, por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do të ma japë një ditë, të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën!
Po. Unë nuk isha e ftuar për të për të performuar këngën fituese ashtu si duhet! “Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka patur nevojë e për ktë i jam mirënjohëse vetëm publikut, këtu edhe jashtë! Kënga është laujtur në çdo cep këtë vit e më e gëzuar për këtë nuk mund të jem.

RTSH drejtimi mediokër e i vockël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit, nuk e heq dot suksesin që ka pas kënga! Çdo gjë ndodh për një arsye!!! T’ju shaj? Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë! Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë me zor të bëjnë armiq nga hiçi! Qofshi me shëndet se mendjen e keni këllirë!!!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!