“Nuk e doja”, aktorja habit me deklaratën pas ndarjes me Kanye West

schedule10:02 - 16 Shkurt, 2022

schedule 10:02 - 16 Shkurt, 2022

Kanye West dhe Julia Fox u ndanë vetëm pak javë pasi konfirmuan se janë bashkë. Pas këtij vendimi, aktorja theksoi se nuk ishte e dashuruar me reperin dhe se nuk po e vuan ndarjen. “Pse të mos më shihni për atë që jam”.

“Unë dola mirë dhe jo vetëm kaq, por Kanye dhe unë jemi në marrëdhënie të mira! Unë kam dashuri për të, por nuk isha e dashuruar me atë burrë, çfarë mendoni ju se jam 12 vjeç?!”, është shprehur aktorja.

Më tej, 32 vjeçarja adresoi dhe lajmet ku u përfol se është parë duke qarë pas ndarjes. “Dhe sa për dijeni, e vetmja herë që qava në 2022 ishte më 6 shkurt në ditëlindjen e mikut tim të ndjerë”, vazhdoi ajo, duke iu referuar vetëvrasjes së menaxherit, Chris Huvane.

Fox dhe reperi u ndanë pasi ky i fundit kërkon vazhdimisht rikthimin me ish gruan, Kim Kardashian. Kim nga ana tjetër po shijon romancën me Pete Davidson.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!