“Nuk e dija”, i zuri vendin Taulant Ballës, Damian Gjiknuri: Çfarë do bëj unë më mirë

schedule19:51 - 30 Shtator, 2021

schedule 19:51 - 30 Shtator, 2021

Një nga zhvillimet më të rëndësishme të Partisë Socialiste kohët e fundit ishte heqja e Taulant Ballës nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe emërimin e Damian Gjiknurit në vend të tij. PS me kërkesë të kryeministrit Edi Rama vendosi që të ndajë këtë postin e sekretarit të Përgjithshëm të PS-së me atë të grupit parlamentar të PS-së, që më parë kanë qenë të bashkuara.

I ftuar në “Radarin Informativ”, Damian Gjiknuri ka thënë se nuk e priste këtë emërim nga kryeministri Edi Rama.

“Nuk e prisja këtë emërim, e mora vesh në sallë. Reflektova menjëherë duke ditur rëndësinë e këtij posti. Është sfidë e re. Është një pozicion që reflekton eksperiencën time partiake. Nga kjo pikëpamje jam i kënaqur se është një sfidë për mua. Unë në ekzekutiv kam qenë por për mua është sfidë e karakterit tjetër” tha Gjiknuri.

Ndërkohë i pyetur se çfarë do të bëjë më mirë se Taulant Balla në këtë post, Gjiknuri ka thënë se për të është një sfidë dhe do të ketë një qasje të re për përditshmërinë e Partisë Socialiste.

“Nuk është çështja më mirë. Por në sfida mund të bëjë diçka ndryshe. Ka pasur nevojë për përditshmërinë dhe në organizimin e PS-së. Dhe kjo ka qenë ajo që ka dashur kryetari. Qoftë edhe për sfidat e reja, në mandatin e tretë që kërkon një qasje tjetër. Se një parti politike për të tretën herë është në mazhorancë. Kërkon një qasje dhe një vizion tjetër.” tha Gjiknuri. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!