“Nuk e di nëse mund ta mbyll karrierën këtu”, kampioni i botës tremb Bayern

schedule08:12 - 25 Shkurt, 2021

schedule 08:12 - 25 Shkurt, 2021

Mesfushori i Bayern Munchen, Kingsley Coman, ka friksësuar disi tifozët gjermanë. Në një intervistë për “Onze Mondial”, ai shprehet se është shumë i lumtur që është pjesë e bavarezëve, por nuk është i bindur se do ta përfundojë karrierën e tij në “Allianz Arena”.

“Të deklaroj se do ta përfundoj karrierën time te Bayern Munchen nuk është e pamundur, por është shumë shpejt për ta thënë. Jam vetëm 24 vjeç, por ky aktuali është sezoni i tetë që po luaj”, deklaron francezi.

 

Kingsley Coman

“Nuk mund të them me bindje se do të qëndrojë këtu deri në fund të karrierës sime. Edhe para se të vija këtu e dija se Bayerni është një klub i shkëlqyer. Më vonë e kuptova se ishte më shumë se aq, pasi këtu ka më shumë ambicie se çdo klub tjetër për të fituar”, përfundon Coman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!