“Nuk e bën vezën si unë”, Delinda paguhet më shumë se Cubi? Telefonata sqaruese

schedule18:33 - 31 Maj, 2022

schedule 18:33 - 31 Maj, 2022

Shkëputja e Cubi Metkaj për një kohë nga televizioni bënë që mediat të shkruanin pa fund për të. Këtë gjë ajo e sqaroi në“Abc e Pasdites” ku ndër të tjera Ermali e pyet duke qenë se është e rrethuar nga kolegë e kolege të martuara dhe me fëmijë a është në presion për dasmë, beba apo martesë?

“Një gjë është e sigurt bëhet presion. Ndoshta kur të dal që këtej e marr pak seriozisht. Partneri nuk ka munguar kurrë rrini të qetë për këtë pjesë”, tha ajo.

Biseda u ndal edhe tek raporti që ajo ka me kolegen e saj Delinda Dishën.  Por a prishen marrëdhëniet kur në mes futet leku? A është bërë xheloze që Delinda paguhej më shumë se ajo?

LEXO EDHE: Ngacmime seksuale? Cubi: Më ka ndodhur, kam humbur projekte!

“E di sa keqe është ajo Delinda… aty e zbulova dhe unë rrogën e Delinës. Më e bukura që rroga ime nuk figuronte…figuronte një rrogë diku tjetër, kam bërë sherr me Turin për këtë gjë por më ka thënë që do ta shohim”, u shpreh Cubi.

Por Delinda çfarë tha për këtë rast? Ermali merr direkt telefonin e tij dhe e telefonon aktoren direkt. E sapo zgjuar nga gjumi, Delinda tha:

“Po vezën time nuk e bën Cubi dhe unë të Cubit nuk e bëj dot, kështu që janë të ndara këto punë. E mirë do t’i jap unë nga rroga ime Cubit dhe ja”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!