“Nuk e arrijmë dot Interin, të fokusohemi te Europa League”, mesfushori i Milanit dorëzohet për titullin e Serie A

schedule11:52 - 21 Mars, 2024

schedule 11:52 - 21 Mars, 2024

Në javët e fundit të Serie A, Milan përfitoi nga kriza e Juventusit dhe u ngjit në vendin e dytë të tabelës. Me gjithatë, Tijjani Reijnders, mesfushori i kuqezinjvë pranon se është e pamundur për të konkurruar Interin për titullin kampion, me zikaltërit që janë të shkëputur në krye me një diferencë prej 14 pikësh, ku kanë mbetur edhe nëntë ndeshje.

“Mendoj se tashmë nuk është më e mundur që të fitojmë kampionatin, megjithatë është pozitive fakti që jemi në vendin e dytë. Jemi në Europa League dhe duhet të fokusohemi në këtë kompeticion”, është shprehur ndër të tjera Reijnders./abcnews.al