Nuk duronte të qarat e tij, babai godet dhe kafshon në fytyrë fëmijën 5-muajsh

schedule10:38 - 9 Maj, 2023

schedule 10:38 - 9 Maj, 2023

Pamje të rënda janë publikuar në rrjetet sociale në Itali, ku shihet një burrë i cili godet me grusht në fytyrë dhe më pas kafshon djalin e tij vetëm 5 muajsh.

Mediat italiane shkruajnë se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, nëna e foshnjës ka qenë në tualet, dhe kur është kthyer në dhomë ka gjetur fëmijën e traumatizuar dhe me shenjat e kafshimit në fytyrë.

Ngjarja u filmua nga kamerat e brendshme të shtëpisë dhe u raportua nga një grua nga Pianura, periferia perëndimore e Napolit, e cila bëri denoncimin në polici, duke shpjeguar ndër të tjera se burri ishte në dijeni të pranisë së vëzhgimit me video.

Imazhet nuk janë plotësisht të qarta, por mund të shihni foshnjën që qan dhe burrin që në një moment duket se e godet me grusht në fytyrë . Nëna publikoi gjithashtu një fotografi të fytyrës së fëmijës në rrjetet sociale me një plagë në anën e gojës që sipas saj ishte shkaktuar nga burri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!