Politologu Roland Bejko u shpreh kritik ndaj qëndrimit të opozitës lidhur me Reformën Territoriale.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko tha se qëndrimi i Berishës është i njëjtë me ato të kaluarat dhe se po bën sërish po të njëjtin gabim.
“Sjellja që po bën opozita sot është e njëjta me 2014 dhe e njëjta sjellje që e mbajti PD larg kësaj reforme. Qëndrimi i Berishës është identik i njëjtë me sot. Por ti nuk mund ta fitosh dot luftën nëse nuk shkon në luftë… Nuk mund të bëhet dy herë i njëjti gabim. Zanafilla e kësaj humbje që ka PD filluan pikërisht këtu, tek bojkoti i parë…Kjo reformë në atë kohë është bërë enkas në shërbim elektoral të PS. Dhe ndarja administrative është bërë sipas leverdisë elektorale…Po të ishte opozita pjesëmarrëse në komision dhe nëse duam të gjykojmë sot nëse ka qenë apo jo e suksesshme kjo reformë duhet të nisemi nga pyetje përse u bë reforma? Njëra prej arsyeve ishte të shkurtoheshin shpenzimet financiare, që jo vetëm nuk u shkurtuan, por edhe u shtuan. Në Komision drejtori i Ministrisë së Financave, dha shifrat dhe numri në administratë ishte shtuar…Pse duhet reforma dhe opozita të jetë? Sepse të gjitha reformat e rëndësishme dhe duan qëndrueshmëri në kohë…Ajo që thotë Berisha do dalim jashtë dhe do e bëjmë vetë reformën është budallik…”, tha ai.
/abcnews.al/


