“Nuk dua që Man City të gjobitet, dua që atij t’i hiqen pikët”

schedule21:46 - 8 Shkurt, 2023

schedule 21:46 - 8 Shkurt, 2023

Gabriel Agbonlahor, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2018, bëri thirrje që Manchester City t’i hiqen pikët nëse vërtetohet faji i klubit.

“Isha i shokuar kur dëgjova për herë të parë. Mendova se klubet ishin mjaft të zgjuar për të kuptuar se çfarë po bënin. Sot në futboll nuk mund t’i shpëtosh ndëshkimit.

Premier League ndoqi City, ndoqi aktivitetet e klubit. Dhe tashmë “qytetarët” rrezikojnë ta nisin sezonin e ardhshëm me minus 14 apo 15 pikë.

Këtë e pamë në Serinë A, ku Juventusit iu hoqën pikët dhe tani duket se nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve.

Nuk dua që City të gjobitet me 50 milionë paund pasi pronarët do ta paguajnë atë nga xhepi i tyre. Unë dua që t’i hiqen pikët dhe nëse procesi zgjat disa muaj, atëherë le të fillojë City sezonin e ardhshëm me një minus”, tha Agbonlahor për Talksport. /G.D abcnews.al/

Gabriel Agbonlahor: 'Our young players have improved' - Sports Mole

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!