Dounya dhe Ines, dy motrat e Riyad Mahrez, kanë qenë pre e një sulmi në sallonin e tyre të bukurisë. Ato janë traumatizuar nga ajo që ndodhi, ndërkohë që punonjësit e tjerë u goditën me shkelma e grushte. Banda përbëhej nga 12 persona dhe shkatërroi gjithçka në sallon.
Njëra prej motrave të futbollistit të City, Douyna, u kap nga fyti ndërkohë që ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur. “Të gjithë ishim të tronditur dhe të traumatizuar. Nuk e di pse ndodhi diçka e tillë, mund të jetë edhe prej faktit që jemi motrat e… (Riyad Mahrez)”.
Gjithçka nisi për shkak se një kliente nuk donte të paguante shërbimin. “Brenda tre sekondash tre makina mbërritën para sallonit. Djemtë dolën nga makinat dhe hynë në sallon. Më pas edhe na sulmuan. Ata bërtisnin dhe i ofendonin të gjithë.
Nisën të hidhni gjithçka përtokë. Njëri u përpoq të më mbyste, duke më kapur për fyti. Një tjetër goditi në këmbë motrën time të vogël”, shprehet Dounya, ndërkohë që Mahrez nuk mund t’i vizitojë dot për momentin, pas ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është i izoluar. /abcnews.al