Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi procesi i votimit në Kosovë u mbyll në orën 19:00. Në një postim në rrjetet sociale, VV thekson se vullneti i qytetarëve është tashmë në kutitë e votimit.
Ndërkohë, që janë publikuar rezultatet e disa exit polle-ve dhe nuk ka dalë fituese pa balotazh, VV thotë se rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor.
“Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit. Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet. Rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor. Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve!”, thuhet në reagim.
Sipas tyre aktualisht Prishtina, Prizreni, Gjakova, Podujeva, janë ndër komunat që kjo parti do të shkojë në balotazh. g.v/abcnews.al