George Clooney, gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, ka rrëfyer detaje të reja nga jeta e tij personale. Aktori tregoi se nuk kishte dashur kurrë të martohej derisa në jetën e tij hyri Amal. Më tej, ai u ndal dhe te momenti ku nuk e kishte pritur dhe aq mirë faktin se do të bëheshin prindër të dy binjakëve.
“Dëgjo, nuk doja të martohesha. Nuk doja të kisha fëmijë. Dhe pastaj ky qenie njerëzore e jashtëzakonshme hyri në jetën time dhe unë thjesht rashë në dashuri çmendurisht. Atëherë e kuptova që në momentin që e takova se gjithçka do të ishte ndryshe”, tha ai.
“Nuk e dija se do të kisha binjakë. Është ai momenti kur shkon te doktori dhe ata nxjerrin këtë copë letre që është një sonogram dhe thonë, “Këtu është një djalë”. Unë isha si: “Një foshnjë djalë, fantastike”. Dhe pastaj ata thanë, “Dhe tjetra është vajzë” dhe unë thashë, “Oh dreq.”, tha aktori.
/abcnews.al