“Nuk do të ziheshim kurrë për një djalë”, dy vajzat seksi të ekranit “i nxjerrin” sekretet njëra-tjetrës

schedule11:07 - 7 Shtator, 2020

schedule 11:07 - 7 Shtator, 2020

Moderatorja Lei Kraja dhe ballerina Adel Lami janë dy shoqe të ngushta, gjë e cila në botën e showbizit është shumë vështirë të ruhet. Të ftuara në ABC e mëngjesit, ato kanë treguar shumë të fshehta nga miqësia e tyre, duke theksuar me plot humor se ndajnë gjithçka përveç burrit.

“Nuk do të ziheshim kurrë në jetë për një djalë. Kemi shije të ndryshme. Plus që unë kam besim te Lei”, tha Adela.

Më tej vajzat kanë treguar edhe tre gjërat që urrejnë te njëra-tjetra.

“Nuk më pëlqen te Lei që qan përditë. Gjumi është i tmerrshme, unë dua të dal, kjo fle gjumë. Po me kë do dal. Më çmend përditë se më thotë këtë foto ta postoj, si jam, vetëm më pyet”, u shpreh Adela.

Ndërsa Lei u shpreh: “Nuk më pëlqem që nuk lodhet kurrë asnjëherë. Robi lodhet. Nuk më pëlqen kur më injoron plotësisht sikur ishim te Kisha e Laçit, ose kur në sytë e të tjerëve që më flet, ata nuk e kuptojnë se ne ashtu jemi”.

Vajzat kanë folur edhe për profesionin e tyre, i cili i është kthyer në pasion.

“Çdo punë  qe e bej me qejf. Ndaj ika në New York se kisha punë zyre. Më erdhi një mundësi këtu, e pranova. Në sport është shumë e vështirë ta bësh këtë. Unë mendoj se një gazetare sportive nuk ka se si të mos ketë informacione. Fillimisht e kam pas shumë të veshtirë, por me ndihmën e çunave te puna i kam dal”, tha Lei.

“Me baletin është shumë e vështirë. Më shumë mbijetohet se jetohet. Kur ika në Amerikë kuptova që merr të mira finananciare. Se kur isha këtu isha shumë e vogël. Baletin nuk do ta lë kurrë derisa të më lërë. Më vonë dëshirojë që t’i futem politikës për atë që kam studiuar. Jam një politikane e ardhshme”, deklaroi Adela. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!